E frekuentoja shpesh Padam kur vija në Shqipëri. Më ndillte ky ambient. Kisha kohë që kërkoja diçka me këto karakteristika.

Ishte fillimi i vitit 2016 kur Erioni me Brizin më kërkojnë të bëhesh pjesë e Padam.

Më pëlqeu shume ideja pavarësisht që Padami kur e morëm ne ishte një gërmadhë e lënë në mëshirë të fatit. Por është bukur kur ti i ndryshon faqen diçkaje, duke e ndryshuar atë për mirë. Kënaqësia që merr, teksa sheh ndryshimin ditë pas dite është e pamat.

Përveç restorantit një pjesë e rëndësishme e Padamit është dhe Bar Lounge ku këtu na u bashkua dhe Brikeni.

U bënë një vit, shoqëruara me lodhje dhe suksese.

Gjatë këtyre kohëve shumë njerëz e kanë zgjedhur këtë vend për të festuar gëzimet e tyre: Martesa, ditëlindje, përvjetorë, takime të para me partnerin dhe deri tek darkat më të rëndësishme institucionale.

Me pak fjalë u ndërtua ajo që kishim në mend. Gjithçka mori formën e duhur, atë për të cilën ne punojmë çdo ditë.

Sollëm një kuzhinë moderne, por jo snobe, që jep vlerë produkteve “Made in Albania”.

Erdhëm me një kantinë të larmishme ku tashmë kemi rreth 350 etiketa të verërave nga kantinat e vogla shqiptare deri te kantinat më prestigjioze ndërkombëtare.

Në Padam mund të konsumoni mëngjesin e bollshëm dhe gjithë klas. Këtu mund të gjeni një vend fantastik; Bar Lounge ku konsumohen pije të mrekullueshme të servirura nga njerëz të mirë.

Për “Padam”-in e ri erdhën dhe vlerësimet. Në dhjetor 2016 na u dha çmimi “Bleta e Artë”!

Jemi vazhdimisht në qendër të vëmendjes së medieve. Për ne shkruajnë si ato ndërkombëtare edhe shqiptare. Na vizitojnë personalitet me rëndësi që jetojnë në vend. Por ndjejmë që na duan edhe miqtë të cilët jetojnë jashtë dhe kthehen në Shqipëri herë pas here

Faleminderit të gjithëve që besuat tek energjia dhe projekti ynë.

Padam nuk është thjeshtë një punë, por është stil jetese. Ju mirëpresim!