Diaspora është një gjerdan i çmuar për vendin tonë. Jam i nderuar që isha edhe unë pjesë e Samitit të Diasporës ku fola për një nga fushat që e kam më shumë përzemër; Turizmin, Agroturizmin dhe investimet në fshat, në një panel me shqiptarë të mirë. Secili nga miqtë, me të cilët ndamë këtë bisedë, kanë sjellë eksperiencat e tyre nga Diaspora duke dhënë një kontribut të çmuar për ndryshimin e Shqipërisë.
Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën për vendin tonë! Faleminderit!



