i

Dy fjale per Blogun

Të dashur miq, blogu https://www.fundimgjepali.com/ është konceptuar si një hapësirë virtuale për të qenë më pranë jush.
Kam menduar të vij më këtë faqe, duke iu ardhur në ndihmë dhe duke servirur receta interesante dhe specialitetet e mia.
Por nga ana tjetër do të ndajmë së bashku eksperiencat e të tjerëve në gatim. Do të kritikojmë për të përmirësuar këtë fushë të dashur për këdo, por mbi të gjitha ju ftojmë edhe ju që të bëheni pjesë e jona.
Ky blog nuk do të jetë vetëm i imi, por edhe i juaji.
Nëse keni një recetë interesante, mund të na e dërgoni dhe të na rrëfeni me pak fjalë mënyrën se si e keni gatuar.
Nëse shkoni në një restorant dhe konsumoni diçka që ju pëlqen, apo diçka që nuk është gatuar mirë dhe diku është abuzuar me ushqimin, mund ta ndani me ne, padiskutim.

Bëhuni pjesë e këtij blogu, plot shije. Jeni të mirëpritur për çdo pyetje rreth gatimit.

Fundimi