Filozofia ime
Ka më shumë kuptim të vendosësh në tryezë kulturën solide gastronomike sesa tendencat kalimtare.
Kuzhina mesdhetare është spektakolare, përfshin zejtarë të mëdhenj dhe lëndë të para të cilat vendet e tjera mundet vetëm ti ënderrojnë.
Kush eshte Fundim Gjepali?
Chef Fundim Gjepali është një ndër shefat më të famshëm të momentit në Itali dhe Shqipëri. Në Itali drejton prej disa vitesh restorantin “Antico Arco” i ndodhur në qendër të Romës, ndërsa në Tiranë, drejton “Restorant Butique Padam”.
Darkat më të mëdha mondane të kryeqytetit realizohen nën kujdesin e Chef Fundimit. Ai gatuan dhe ka gatuar për personalitetet me të rëndësishme shqiptar dhe të huaj. Ku futen ministra, kryeministra, president dhe delegacione të huaja që vizitojnë vendin tonë.
Chef Fundim Gjepali është stacioni i parë për këdo që viziton kryeqytetin. Të gjithë ata që vijnë në Tiranë sugjerimi i parë që marrin se ku duhet të shkojnë dhe të konsumojnë ushqim të mirë është “Padam” dhe “Agroturizëm Gjepali.”
Rrugetimi
Italia ka qenë vendi ku ai është rritur profesionalisht dhe ka kapur majat e suksesit. Ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme duke e zhvilluar edhe me tej talentin e tij. Çmimet e fituara gjatë këtyre viteve në murin e tij të suksesit janë me dhjetëra. Prej disa vitesh Gjapali është pjesë e emisioneve që zbulojnë talente te reja në Shqipëri, si Master Chef Albania. Ai është vazhdimisht i ftuar në programe të rëndësishme televizive si një ekspert i kuzhinës dhe mjeshtër i shijes.
Ata që vizitojnë Shqipërinë, nuk duan të largohen nga ky vend pa provuar një nga recetat e Fundim Gjepalit.
Cmime dhe mirënjohje
Shefi Fundim ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta gjatë gjithë karrierës së tij.
Me poshtë një galeri e çmimeve.