sqiten
Home / Curiosities / Vera dhe djathi, një dashuri e përjetshme: Si t’i kombinoni

Vera dhe djathi, një dashuri e përjetshme: Si t’i kombinoni

Thonë se vera është për shpirtin e uji për trupin.

Pas çdo kafshate prej të njëjtit ushqim, gjendrat e shijes dërgojnë në tru sinjale gjithnjë e më të dobta se të parat, duke bërë që ai ushqim të shijojë më pak.

Prandaj vera luan një rol të rëndësishëm, përveç se kënaq ajo vetë. Pastron krejtësisht gojën duke u kombinuar në mënyrë harmonike me ushqimin. E kështu çdo kafshatë është më e mirë sa e para.

Vera dhe djathi janë një dyshe e pandashme prej mijëra vitesh. Francezët i referohen verës, djathit dhe bukës si Trinia e Shenjtë e ushqimit. Ky cilësim është me të drejtë pasi të tre këta ndajnë një lidhje të lashtë, të tre janë përmendur disa here në bibël dhe të tre kanë shije fantastike.

Thuhet se pjesën më të madhe të informacionit për verën mund ta marrësh duke e nuhatur një gotë prej saj. Mund të thuhet e njëjta gjë edhe për ushqimin. Kur i marrim erë, stimujt fillestarë të nuhatjes vijnë nga molekulat e aromave të tij. Ato hyjnë në kanalet e hundës dhe arrijnë në receptorët e nuhatjes. Kur e përtypim ushqimin, molekulat e aromës që çlirohen përzihen me pështymën tonë dhe arrijnë nëpërmjet pjesës së pasme të gojës në zgavrën e hundës, duke prekur receptorët e nuhatjes në hundë, të cilët pastaj dërgojnë sinjale në tru. Neve na hapet oreksi kur këto aroma na pëlqejnë, duke u shënuar në kujtesën tonë.

Sot kemi një mori të pafundme djathërash, e po ashtu verërash. Djathin e fusim në 3 kategori: djathë lope, deleje dhe dhie. Pastaj kemi dhe teksturën: i butë, gjysmë i butë, gjysmë i fortë, i fortë etj. Po ashtu kemi djathë me ngjyrë blu ose me erëza. Patjetër që nuk duhet të harrojmë origjinën e djathit: çfarë hanë kafshët, të cilave u marrim qumështin ka një ndikim shumë jetik tek rezultati.

Vera dhe djathi

Vera dhe djathi kanë shumë të përbashkëta, përveç faktit që shkojnë shumë me njëra-tjetrën. Këti dy ushqime (nëse i kategorizojmë tek ushqimet) e arrijnë maturimin shijen më të mirë pas një periudhe vjetërimi. Bërja e djathit dhe e verës kanë kleçkat e veta dhe kërkojnë që të jesh artizan.

Ty dyja kërkojnë kushte specifike klimatike dhe kushte gjeografike. Traditat e lashta të djathbërjes dhe verëbërjes i gjejmë edhe sot, pothuajse në të njejtën mënyrë si dhe qindra vite më parë.

ABC-ja e kombinimit të verës me djathin

Ekzistojnë dy rregulla të forta për kombinimine verës me djathin. Rregulli i parë është të kombinoni aciditetin. Verërat me aciditet të lartë duhet të kombinohen me djathë me shije të fortë ndërsa ato me më pak aciditet duhet të kombinohen me djathë kremoz.

Rregulli i dytë është të kombinoni forcën. Mos lejoni që një verë e fortë të kombinohet me një djathë të butë dhe e anasjellta. Rregulli më i mirë është të krijoni një kombinim ku produktet vijnë nga të njëjtat rajone të botës. Kjo sjell dhe elemente territoriale, që përshkruan se si ushqimet I marrin vlerat nga toka dhe klima dhe se si vera dhe djathi nga i njëjti rajon ndajnë karakteristika të ngjashme.

Po si ta shërbejmë djathin dhe si ta kombinojmë me verën e duhur?

Në fillim të ushqimit, gjithkush zgjedh një verë më të lehtë dhe djathëra që shkojnë me verën e bardhë: psh lloje të ndryshme djathi dhie shkon me Loire Sauvignon Blanc, ato më komplekse shkojnë me Chenin Blanc, djathi i zakonshëm i lopës shkon me verën e kuqe. Disa djathëra shkojnë mirë edhe me shampanjë si Parmesan apo Brie.

Shijuesit profesionalë të djathit arrijnë të thonë shumë për djathin vetëm nga pamja dhe aroma, por nëse nuk jeni të aftë ta dalloni djathin nga ngjyra ose aroma, vështirë se mund të gjykohet…

Disa vera dhe djathëra nuk shkojnë mirë bashkë, por disa kombinime janë magjike: Cabernet me cheddar, Garrotxa dhe Meursault, Stilton dhe Port.

Vera dhe djathi janë dy kënaqësitë më të mëdha të kulinarisë dhe gjetja e kombinimit magjik mund t’ju lumturojë pa masë. Ashtu si në çdo kombinim të verë me ushqimin, duhet të merren në konsideratë disa faktorë, si tekstura, aciditeti, yndyra dhe tannin-a.

Shërbejeni verën e bardhë në temepraturnën 45°F, të kuqen 60°F dhe nxirreni djathin nga frigoriferi 30 deri në 60 minuta përpara se ta shërbeni.

Vera dhe djathi janë kombinuar së bashku për shekuj, por jo çdo lloj vere kombinohet me çdo lloj djathi.

Kombinimi klasik: Djathi Brie me Shampanjë

Pse shkojnë bashkë: Asgjë nuk e pastron shijen kremoze të djathit si shampanja dhe prandaj kjo pije kërkon një dajthë të mirë dhe kremoz.

Kombinimi 2: Cheddar me Bordeaux të kuqe

Kombinimi 3: Parmigiano-Reggiano me Chianti

Mënyra e duhur për të ngrënë dhe ruajtur djathin

Shumë njerëz e blejnë djathin dhe e fusin në frigorifer dhe më pas e presin pa e vrarë shumë mendjen. Për të përftuar shijen e plotë të djathit, ka disa rregulla. Djathërat gjysmë të fortë, gjysmë të butë dhe të fortë duhet të ruhen në temperaturat 46-56 gradë dhe duhet të nxirren nga frigoriferi deri në 1 orë përpara përdorimit.

Si ta ruani djathin në frigorifer

Kur e mbani djathin në frigorifer, nuk duhet të paketoni fort apo ta mbyllni në një qese hermetike, pasi djathi ka nevojë të marrë frymë. Mënyra më e mirë për këtë është ta fusni në një qese të bollshme dhe jo ta mbështillni me qese plastike që i heq ajrin. Vendoseni në një qese që lejon ajrin e lagësht të qarkullojë. Një nga mënyrat më të mirë për ruajtjen e djathit është ta vendosni në një enë me kapak që i lejon të marrë frymë e në këtë mënyrë djathi nuk do thahet e as nuk do forcohet. E vetmja gjë që vjen nga ruajtja në qese plastike hermetike është se pas pak kohësh do të shihni djathë të mykur dhe më e keqja është se sporet e mykut mund të shkojnë tek ushqimet e tjera ngjitur. Djathi duhet të mbrohet gjithashtu nga aromat e forta të ushqimeve të tjera, pasi nëse merr aromat e tjera është më i predispozuar të prishet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =