sqiten
Home / Curiosità / VIDEO: Sekretet e marinimit – këshilla nga Fundim Gjepali

VIDEO: Sekretet e marinimit – këshilla nga Fundim Gjepali

Fundim Gjepali ka qenë i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel ku ka folur për teknikat e marinimit duke treguar edhe për gabimet që kemi bërë deri më tani.

Ka disa sekrete edhe në këtë fushë, shpesh herë e ekzagjerojmë me erëzat duke mos ditur masën apo edhe llojin që duhet përdorur në një produkt të caktuar.

“Marinimi nuk është një kulturë e jona (shqiptare) është diçka që ne e kemi huazuar, sidomos nga Italia”, thotë Fundimi.

“Personalisht mundohem të mos abuzoj me marinimin. Pasi dua që në fund të mbes shija origjinale”- shprehet shefi i njohur i kuzhinës, të cilin e gjeni në restorantin “Padam” në Tiranë.

Në këtë kronikë do të mësoni nga Fundimi se si marinohet peshku, mishi etj, dhe çfarë produktesh përdoren dhe si përdoren…

Për ata që duan të eksperimentojnë nga shtëpia dhe duan të marinojnë krudo, mund ta bëjnë pa problem.

Më poshtë shefi tregon teknikat e marinimit…

Lascia un Commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *

11 + 18 =