sqiten
Home / Curiosities / Debati për vajin e palmës, është apo jo i dëmshëm?

Debati për vajin e palmës, është apo jo i dëmshëm?

Ka një debat shumë të madh prej vitesh nëpër botë për vajin  e palmës.

Një pjesë thonë që është i dëmshëm për shëndetin dhe për të prodhuar atë vaj çdo vit dëmtohen në masë pyjet.

Unë për vetë jam fanatik i vajit të ullirit dhe këtë punë e kam zgjidhur prej kohësh.

Të gjithë ata që abuzojnë me sasinë e vajit të palmës janë banditë si ata që çdo ditë na gënjejnë që  përdorin produkte bio, por bio nuk kanë asgjë.

Dhe këto ditë në Shqipëri ka filluar debati nëpër portale. Të shtyrë nga kjo zhurmë mediatike disa klientë më kanë pyetur për këtë gjë. Dhe unë i kam thënë atë që mendoj!

Dhe unë mendoj që njerëzit ia fusin kot më kot  pa lexuar aspak për të dhe thonë që është kancerogjen, rrit obezitetin dhe një sërë dëmtime për njeriun. Këto edhe mund të jenë të vërteta, por mos harrojmë që vaji i palmës nuk është i jashtëligjshëm. Zakonisht e përdorin fabrikat e mëdha që zëvendësojnë produktet shtazore për të ulur kostot e prodhimit.

Por problemi është që në Shqipëri po abuzohet me përdorimin e tij. Ai po përdoret nga djathi, gjiza, gjalpi e në shumë raste të tjera tregtarët i shesin produktet e tyre për bio.

Por për mua ata që përdorin vaj palme ose çdo produkt tjetër për t’u ulur kostot, ata të bëjnë një krim. Bëjnë konkurrencë e pandershme dhe nuk japin informacionin e duhur te klienti.

Një nga kompanitë më të mëdha në botë nuk kishte aspak frikë për vajin e palmës. Dhe ajo bën një reklamë duke u krenuar që në  produktet e tyre përdorin vaj palme. Siç mund të shikoni dhe videon.

Pra siç abuzohet me kimikatet në bujqësi ku nuk vrasin vetëm njerëzit por vrasin dhe tokën, po kështu po abuzojnë dhe me vajin e palmës.

Për mua çdo njeri me veten e tij mund të konsumojë çfarë t’i ketë qejfi, por të paktën ne pretendojmë që prezenca e vajit të palmës duhet të jetë i shkruar në etiketë.

About Editor Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − four =