sqiten
Home / Recipes / Made by Fundim / Supe Peshku me Perime

Supe Peshku me Perime

Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaferdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaferdisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine. Supa rregulluhoet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa tul peshku të ziera e të pastruara nga halat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − five =