sqiten
Home / Curiosities / “Shqipëria punon tokën”

“Shqipëria punon tokën”

“Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip”është një panair që më ftoi të jem prezent nesër dhe pasnesër (29-30 nëntor) në qendër të Tiranës, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. E pranova me kënaqësi ftesën e ardhur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këtë event pasi promovimi i produkteve shqiptare është edhe misioni im në fushën e kulinarisë. Së bashku me djemtë e talentuar të PADAM dhe me shefat më të mirë të Tiranës, kemi organizuar një super restorant që për herë të parë na bën bashkë të gjithëve.

Hartova një program të detajuar ku secili shef do të gatuaj në kohë reale pjatat  më të shijshme më produktet më cilësore të fermerëve tanë, të cilët na kanë ushqyer me breza

Vizitorët dhe fëmijët do t’i ndihmojmë të kuptojnë se nga vjen ushqimi ynë, si është prodhuar, nga kush dhe pse është e rëndësishme të konsumojmë shqip. Të rinjve aspirues për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e kulinarisë dhe ushqimit do t’i mësojmë se si të kombinojnë kënaqësinë dhe përgjegjësinë në zgjedhjet e përditshme dhe të vlerësojnë rëndësinë kulturore dhe sociale të ushqimit.

Gjatë këtyre dy ditëve do të më gjeni në bulevard për të monitoruar punën dhe për t’u përshëndetur me miqtë që do të na vizitojnë në këtë event.

Së bashku me Arvinin, Dorianin, Bledarin, Julin, Ismetin, Laurelin dhe Miklovanin do të bëjmë një punë fantastike për të kënaqur të gjithë ata që do të na vizitojnë. Misioni ynë i përbashkët është të japin një mesazh të rëndësishëm për këdo: të duam Shqipërinë duke punuar tokën e saj. Vetëm kështu do të jemi më të lumtur, do të ushqehemi më mirë dhe do të fitojmë më shumë.

Në fund, për ta mbyllur do të mblidhemi në një workshop-i me diskutime mbi zhvillimin e kulinarisë sonë ndër vite, rëndësia e edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e rinj, inovacioni dhe tendencat ndërkombëtare të kulinarisë, risitë dhe zhvillimet teknologjike. Do kem kënaqësi të drejtoj këtë panel me pjesëmarrjen e veçantë të të: Shef Sofo Kuteli, Shef Mondi Kikino, Shef Alfred Marku, Znj. Linda Dervishi, Akademia AGA, Z. Altin Bamllari, revista Shije, znj.Flutura Vaqarri, shkolla Hoteleri Turizëm Tiranë.

Blerina Ago
Blerina Ago

Por, nuk mund ta arrinin gjithë këtë organizim pa ndihmën e ekspertes së turizmit, Blerina Ago, e cila e ideoi kupolën-restorant ku do të gatuajnë shefat tanë.

Kemi punuar së bashku gjatë këtyre ditëve për çdo detaj, duke kërkuar të realizojmë më të mirën. Me seriozitetin dhe impenjimin e saj të përditshëm gjatë këtij muaji, arritëm një rezultat fantastik.

Shpresoj të kalojmë dy ditë plot shije së bashku. Gëzuar Festat!

29 Nëntor 2017

 

 

30 Nëntor 2017

 

 

About Editor Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =