sqiten
Home / Curiosities / Shijet e vjeshtës

Shijet e vjeshtës

Çdo kohë ka ushqimet e veta, ndaj dhe ato sezonalet nuk duhen lënë pas dore. Vjeshta është gjithmonë e vështirë për t’u përballuar, së paku emocionalisht, pasi shpesh na kujton afrimin e dimrit të gjatë e të ftohtë. Por, kjo nuk vlen për çdokënd. E gjitha varet edhe nga mënyra në të cilën ne përballemi me të.

Andaj, që ta përballoni sa më lehtë këtë kalim, nga temperaturat e nxehta në kohë me shi, ne ju sugjerojmë disa rregulla që mund t’ju ndihmojnë për ta përjetuar më mirë ndryshimin gjatë këtij sezoni.

Mendoni pozitivisht, pasi vjeshta sjell edhe shumë gjëra të mira: Rrushin, gështenjat, shëtitjet e gjata, kërpudhat…

Me ndryshimin e stinëve, trupi ka nevojë për përshtatje, si fizike ashtu edhe psikike. Sidomos, nisur nga fakti se tashmë ditët janë më të shkurtra, dhe jo të gjitha aktivitetet fizike që i kemi kryer gjatë verës, mund t’i kryejmë edhe tani në orar të njëjtë.

Nuk duhen hequr nga opsioni edhe vitaminat, pasi është koha kur mund të na trokasin në derë edhe dhimbjet e fytit dhe skuqja e hundës.

Cilat janë ushqimet më të mira për t’u konsumuar në vjeshtë në mënyrë që të jeni në formë të shkëlqyer?

Kungujt – Kungujt janë të stërmbushur me karrotenoide, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira të dëmshme. Përveç kësaj, janë të pasur me hekur, zink dhe fibra.

Mollët – Klasike absolute kur bëhet fjalë për ushqimin e shëndetshëm. Mollët përmbajnë kalcium dhe vitaminë C, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e eshtrave dhe forcimin e imunitetit për motin më të ftohtë. Fibrat e kësaj frute ndihmojnë në procesin e një tretjeje të shëndetshme, ndërsa mollët janë edhe plot me antioksidantë.

Arrat – Arrat janë të mbushura me yndyra të cilat janë të mira për zemrën tonë dhe po ashtu janë shumë të ushqyeshme.

Boronica e kuqe – Këto fruta të vogla janë burim fantastik i antocianineve, antioksidantëve të cilët ndihmojnë shëndetin e zemrës. Antocianinet gjenden edhe te vera e kuqe dhe çaji.

Fiqtë – Fiqtë përmbajnë shumë fibra, të cilat do t’i nxjerrin toksinat nga trupi ynë. Janë përplot edhe me kalium, i cili ndihmon në kontrollimin e tensionit të lartë të gjakut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =