sqiten

Një mbrëmje për verërat amerikane në “Padam”

Vera për mua është një element i rëndësishëm jo vetëm si shoqëruese  e ushqimit, por edhe për t’u përdorur në kuzhinë.

Shpesh, krijohet ideja se një nga terrenet ku prodhohet vera më e mira në botë është Europa, jo se nuk është në fakt, por verëra fantastike mund të gjejmë edhe në Amerikë.

Për këtë arsye, një javë më parë së bashku me Kreun e Somelierisë Shqiptare, Dashamir Elezi dhe një nga njohësit më të mirë të verërave, Bujar Tukuli, organizuam një mbrëmje të veçantë degustimi në restorant “Padam” në Tiranë.

Personalisht në “Padam”, synoj të fus një kulturë të veçantë në gastronomi, përmes kombinimit të menusë me shijen e verës.

E di shumë mirë që  në Shqipëri i njohim shumë pak verërat amerikane, por duhet të dimë gjithashtu se  janë nga më të mirat në botë. 

Për këtë arsye,  duke qenë se “Padam” është epiqendra e kuzhinës dhe pijes në Tiranë, vendosëm që në një mbrëmje të bashkonim gjithë këta miq dhe specialist për të provuar dhe shijuar verën, por të ndërthurur edhe me gatime speciale.

“Padam” nuk ndalet asnjëherë duke sjell  me fines një kulturë të re, në aspektin e gastronomisë.

Unë mundohem shumë, së bashku edhe me koleg të tjerë, që të bëjmë kulturë nga ana gastronomike sepse jemi në një fazë të transformimit të Shqipërisë në këtë aspekt.

Gjithmonë e më tepër kuptoj se  njerëzit janë më të kujdesshëm, po ushqehen më mirë, po pinë më mirë dhe me ndikimin që kam në fushën e kulinarisë po mundohem të rrisë nivelin kulturor në këtë pjesë, siç është edhe kjo mbrëmje e verës amerikane .

Aktivitet të tilla janë të shëndetshme, jo vetëm për ne që jemi në lëmin e kulinarisë, por edhe për ata që janë shijues të mirë.

Nëpërmjet mbrëmjeve të tilla zgjerohet edhe me tepër gjeografia e shijes dhe sa më shumë të shijosh aq më tepër informohesh e mbi të gjitha kupton se kënaqësia nuk ka fund.

 

About Editor Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × two =