sqiten
Home / Curiosities / Në Bursën Ndërkombëtare të Milanos, për Shqipërinë e së ardhmes

Në Bursën Ndërkombëtare të Milanos, për Shqipërinë e së ardhmes

Fundjavën që lamë pas,  isha në Bursën Ndërkombëtare të Milanos duke prezantuar atje kulinarin Shqiptare. Për mua ishte hera e dytë që merrja pjesë në këtë eveniment. Nga viti në vit ndjej që kurioziteti për vendin tonë, sa vjen dhe rritet. Këtë gjë e kuptova kur, në momentin që po prezantoja pjatën kishte një dyndje të njerëzve që donin të dëgjonin dhe të shihnin.

Kjo tregon që imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar dhe njerëzit mezi presin ta vizitojnë vendin tonë.

Pjata që ofrova ishte tradicionale. Gatova mishin e qengjit me qepë, karota e salcë kosi, e pikturuar me nota moderne enkas për bursën e Milanos, për t’i treguar botës se si Shqipëria jonë është transformuar, se si gastronomia shqiptare është modernizuar.  Besoj se nëpërmjet dekorimit të pjatës kam treguar edhe zhvillimin Shpresoj që të kem transmetuar diçka nga gastronomia shqiptare

Së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, treguam se Shqipëria ka një potencial shumë të madh turistik, në shumë drejtim, por, për pjesën time, kulinuaria ka njohur një bum vitet e fundit.

Ne, bazën kulinare e kemi, mjafton vetëm ta zhvillojmë atë. Vitet e fundit duket se kemi bërë një punë shumë të mirë në fushën e kulinarisë, aq sa dëgjoj shpesh turist të thonë se “në Shqipëri hahet shumë mirë. Ushqimi ka shije fantastike”.

About Editor Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 10 =