sqiten
Home / Recipes / Made by Fundim / Kek me luleshtrydhë

Kek me luleshtrydhë

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180°. Në një tas, rrahim gjalpin dhe sheqerin me rrahësin elektrik për tre minuta. Shtojmë vezën dhe më pas qumështin pa e fikur rrahësin elektrik. Hedhim kripën dhe vaniljen, ulim shpejtësinë e rrahësit dhe nëpërmjet një site, shtojmë miellin me sodën. Hedhim brumin te tava e veshur me letër furre, vëmë sipër luleshtrydhe të ndara në mes pa i ngjeshur në brumë. E pjekim kekun në furrë për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati. E lëmë të pushojë për dhjetë minuta në tavë, pastaj e vendosim mbi një grilë që të ftohet. Në rast të kundërt, keku do të mbetet i lagësht poshtë. Keku ka shije më të mirë nëse konsumohet të nesërmen. Ai është një ushqim mjaft i mirë për mëngjes, por edhe një ëmbëlsirë fantastike nëse shoqërohet me pak akullore me vanilje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =