sqiten
Home / Recipes / Made by Fundim / Ju rrëfej dy muajt e parë në PADAM

Ju rrëfej dy muajt e parë në PADAM

Miq, të njohur dhe të panjohur, jam shumë lumtur që takohemi sërish bashkë, nëpërmjet këtyre rreshtave. Këto muaj, kam bërë vajtje-ardhje, Tiranë-Romë, më shpesh se çdo herë tjetër. Arsyeja ka qenë e thjesht. Pas shumë vitesh punë në Itali, ku u informova dhe studiova në fushën e kuzhinës, doja të sillja një shije të mirë në kryeqytetin tonë. Doja të ndaja me shqiptarët e mi, eksperiencën dhe diturinë që më dha vendi fqinj për më shumë se një dekadë.

Vendimi për të hapur dhe menaxhuar një lokal në Tiranë, të jem i sinqert nuk ishte i lehtë. Por, dëshira për të lënë gjurmë, dhe për t’i shërbyer klientëve më tërhoqi pas vetes.

1Sot, pas dy muajsh jam te “PADAM”. Ky ambient gjithë clas dhe elegancë më ka përfshirë dhe ndihem mirë që mora këtë vendim.

Disa prej jush më kanë ndjekur prej vitesh në Romë. Gjithashtu, jam i lumtur që një pjesë e mirë e juaja që më njohin nga televizori, po vlerësojnë punën dhe krijimtarinë time në “PADAM”.

Idetë i kam të qarta. Në këtë restorant po aplikoj një kuzhinë ku në fokus janë produktet e stinës. Tek ne gjenden gjashtë tipe buke të ndryshme, me miell të prodhuar nga fermerë të vegjël në zonat e thella shqiptare. Po seleksionohet ekselenca e vendit, por nuk mungojnë as djathërat më të mirë francez dhe italian.

Këtu mund të shijosh Foie gras të një cilësie të lartë, gjithashtu mund të konsumosh pije që vijnë nga çdo cep i botës .

Tirana dallohet si një qytet i gjallë e dinamik dhe gjatë viteve të fundit klientela është përsosur dhe rafinuar në shije. Na vjen mirë edhe për një fakt që, klientela e huaj që jeton e punon këtu e vlerëson konceptin tonë të të bërit biznes .

Çmimet te ne janë në mesataren e lokaleve të Tiranës, ndaj mos kujtoni që për të ardhur në PADAM duhet të merrni kredi

Ajo që na gëzon së tepërmi është se kemi edhe vizita nga koleg, të cilët frymëzohen nga puna që bëjmë në PADAM. Në fund të fundit, e rëndësishme është cilësia, pasi klientët meritojnë më shumë.

E zgjata pak… por për më shumë ju pres në Padam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + seven =