sqiten
Home / In the Media / Jemi në Tiranapost, me këtë guidë të këndshme nga Anjeza Maja…

Jemi në Tiranapost, me këtë guidë të këndshme nga Anjeza Maja…

Mendoj se kam gjetur në Tiranë, një vend që bën të ndihem si në filma, ku në mes të dimrit mund të veshësh sandale dhe fustan me dantelle.

Në fundjavë miqtë VIP-a i takoj shpesh aty. Një ndër ata sigurisht që është dhe shef Fundimi, që sapo më sheh më thotë, do një ëmbëlsirë nga ajo me krem gështenje të pjekur dhe çokollatë të zezë, nuk të shëndosh.

Me thënë të drejtën nuk mendoj për peshën sapo e shoh, them me vete të nesërmen vetëm çaj dhe supë do të ha. (Këtë e bëj shpesh kur e tejkaloj një ditë më parë me ushqimin)

Ahh sa e mirë që është, nga ato ëmbëlsira që dua ta ndaj me ju, por për ta provuar, çelësin e shijes e ka vetëm shef Fundimi në Padam Padammm.

Darka që kam përzgjedhur sot nuk ndodh shpesh në jetën time, por falë emisionit në Top Channel dhe blogut, kam filluar të marr ftesa dhe të kem akses në kuzhinat e restoranteve.

Ulem në tavolinë, muzika në sfond e lehtë, dritat aspak shqetësuese, tavolina është komode, klientë të veshur bukur me shije, vajzat e krehura, djemtë që me xhentilesë shërbejnë verë.

Në krah ndodhet një tavolinë tjetër e mbushur me të huaj që komentojnë çdo përtypje dhe çmimi gjithashtu. Në Europë në një restorant të tillë duhet të rezervosh muaj më parë për një tavolinë. E dëgjoj shpesh këtë koment nga të huajt për restorantet në Shqipëri.

Sallata që nis darkën është vegane ka në përmbajtje frutat e pyllit, mjedër, kërpudha, mjaltë dhe karçof. Pas sallatës që nuk i kalon katër përbërës, sekret kuzhine, që të ndjesh më mirë shijen nuk duhet të serviren më shumë se katër produkte të përziera në një pjatë.
Kamarieri më thotë: “Është radha e byrekut, zgjedhjen ja kam lënë në dorë shefit”. Byrek???

Një herë në javë ma bën mami në shtëpi, me shumë peta dhe plot kalori. Byreku që kam fotografuar më poshtë ka vetëm një petë të pjekur të thërrmuar, djathin Bufalo dhe domate. Gjatë përtypjes ndjen kërcitjen e petëve dhe butësinë e djathit, super kombinim.

Vjen pjata qendrorë, kësaj i bëra video, ajo serviret si të jetë ëmbëlsirë. Role qengji me tortë patatesh dhe krem panxhari të ëmbël. Për këtë pjatë jam pa koment është e papërshkrueshme shija.

Ju ftoj ta provoni në Padam, aty ku pas darkës mund të qëndroni në koktail barin, Vinyl Padam, nëse e tejkaloni me pijen, apo doni të provoni një natë ndryshe Shën Valentini mund të flini në Padam Boutique, ku çdo dhomë ka një temë të caktuar dekori.

Botuar në Tirana Post. Shkrimin e plotë e gjeni KETU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =