sqiten
Home / Recipes / Made by Fundim / Gjeli i detit, një recetë si ta gatuani

Gjeli i detit, një recetë si ta gatuani

Kjo është një recetë se si gatuhet gjeli i detit apo pula, si mish tradicional për festën e ndërrimit të viteve.

Përgatitja:

I heqim kockat pulës, i hedhim kripë dhe piper nga të gjitha anët.

Marrim gështenjat, u bëjmë një shenjë me thikë, pastaj i fusim në furrë të nxehtë për 8 minuta në një temperaturë 180°. I nxjerrim e u heqim lëvozhgat.

Në një enë përziejmë gështenjat e pastruara, mishin e grirë, vezën dhe koprën e grirë. I hedhim kripën dhe piperin që nevojitet.

Marrim pulën e hapim mirë, marrim gështenjat dhe mishin e grirë tashmë të përziera i vëmë në mes të pulës e rrotullojmë mirë dhe e lidhim me spango. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe fillojmë të skuqim pulën e mbushur.

Marrim qepën, selinon, karotën të prera në copa të vogla, thelbin e hudhrës, erëzat e mbetura dhe i hedhim të gjitha në tigan bashkë me pulën. Kur pula të jetë skuqur mirë e spërkasim me verë. Pasi vera të ketë avulluar, mbulojmë pulën me ujë ose lëng mishi nëse kemi. E fusim në furrë në një temperature 150° për rreth 30 minuta, gjithmonë duke e shikuar që mos të thahet. Kur shikojmë që po thahet i shtojmë pak ujë.

Kur pula të jetë pjekur i heqim spangon dhe e presim në feta me gjerësi rreth 2 cm. Lëngun e mbetur në tepsi e fusim në një tenxhere e vëmë në zjarr deri sa të fillojë të ziejë. E trashim duke përdorur miell ose niseshte të shkrirë në ujë. E kullojme me një kullesë dhe e përdorim si salcë sipër fetave të pulës.
Gjel deti ose pulëhine e mbushur me gështenja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 13 =