sqiten
Home / About Me / About me

About me

Kjo që do ju tregojmë është historia e një njeriu që u bë shef. Emri i tij është Fundim Gjepali. Ka lindur në Shijak dhe që i vogël është ushqyer me kulturën e respektit ndaj ushqimit.

Ai u rrit në fshat në mesin e ushqimeve të shëndetshme dhe dashurisë për kuzhinën biologjike, e cila është trashëguar nga familja. Sot ai është 35 vjeç, në kulmin e karrierës së tij. Ai kaloi pothuajse 14 vitet e para të jetës në vendlindje. Në vitin 1996 ai emigroi në Itali.

Falë talentit të lindur, mendjes së hapur ndaj gjithçkaje të re, dashurisë dhe respektit për çdo ushqim dhe ingredient, teknikave dhe metodave që ka mësuar në vite, sot është një shef kuzhine i lakmuar.

Por shkallët i ka ngjitur sipas radhës. Sapo mbërriti në Romë, ka nisur të punojë, gjithnjë në kuzhinë, fillimisht si ndihmës, por më dëshirën e madhe për të shkuar më tej.

Shumë shpejt u bë shef. Tashmë prej vitesh drejton kuzhinën e restorantit “Antico Arco”, që konsiderohet ndër më të mirët e Romës.

Gjepali ka marrë pjesë në disa praktika dhe konferenca në Francë, Spanjë, Itali, ku ai ka mësuar më shumë për gatimin, jo ​​thjesht receta të reja, por për shkrirjen e mundshme të përbërësve, metodat, teknikat e ndërtimit të pjatave…

Në shumë konkurse ai është vlerësuar për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në gatim.

Në vitin 2014 ai u nderua me çmimin e parë në “Gran Prix të International”. Kuzhina mesdhetare dhe është shpërblyer edhe me dy pirun nga “Gambero Rosso” udhëhequr nga viti 2012 deri më tani.

Në tetor 2016 Gjepali fitoi konkursin “La Granda” për recetën më të mirë të mishit dhe nderua nga udhëzues historik “Touring Club Italiano “me restorant “Antico Arco”.

Më 28 dhjetor 2016 me Padam Boutique Hotel & Restaurant, ai fitoi çmimin “Bletë e Artë” për kategorinë restorant. Konkursi organizohet nga Kryeministri i vendit për të shpërblyer kompanitë e suksesshme.

Në “Antico Arco” gjatë viteve ai ka pritur shumë personalitete shqiptare, si politikanë, artistë dhe gazetarë, gjithashtu i ka gatuar për shumë personalitete të njohura italiane. Gjepali ka gatuar për ngjarje të mëdha zyrtare në qeverinë italiani, duke qënë kushtu një ndër shefat e pëlqyer të qeverisë.

Fundim ka qenë gjithashtu anëtar i jurisë MaterChef Albania, duke promovuar gjeneratën e re në fushën e gatimit. Këto kohë ju mund t’i shijoni gatimet e Fundimit edhe në Tiranë . Ai ka vendosur të ndaj me shqiptarët atë që ka marrë nga Roma dhe Italia duke drejtuar kuzhinën e PADAM në kryeqytet.

Shef Fundimin mund ta takoni nëpërmjet pjatave të tij në Padam Restaurant, i cili ndodhet në zemër të Tiranës. Ai ka ndërtuar gjithashtu dhe një prej fermave më moderne në Shqipëri me erëza dhe produkte të freskëta organike të cilat ndihmojnë shumë në punën e tij për ti dhënë cilësi maksimale gatimit. Gjithashtu ai bashkëpunon me institucione të rëndësishme në fushën e kulinarisë në botë duke u bërë kështu edhe një ambasador për përhapjen traditës shqiptare në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =